Leku vijon të mbetet i fortë në tregun e këmbimit valutor.
Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Banka e Shqipërisë, monedhat kryesore ndërkombëtare nuk kanë fituar terren në raport me lekun. Dy monedhat kryesore, dollari dhe euro, shkëmbehen gati në të njëjtin raport si një ditë më parë.
Dollari amerikan këmbehet me 82.96 lekë, ndërsa euro me 96.53 lekë.
Ndërkohë që paundi britanik ka pësuar një ulje shumë të lehtë dhe këmbehet me 110.41 lekë.
Kurse franga zvicerane është rritur paksa dhe këmbehet në kuotën e 103.03 lekëve.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
