Mirela ka jetuar një martesë të vështirë 15-vjeçare, nga e cila ka 3 fëmijë por dhuna ka qenë e përsëritur. Kjo martesë, siç tregon ajo në “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, ishte me shkuesi. Në një moment, vendosin të largohen drejt Gjermanisë për arsye ekonomike dhe nga aty nisën konfliktet e forta.
Mirela thotë se nga bashkëshorti ka pasur dhunë fizike, gjë që e dëshmon përmes fotove tronditëse që sjell në studio. Nga vjehrri pretendon se ka pasur dhunë verbale e psikologjike. Jo vetëm kaq, por ajo tregn se marrëdhënia bashkëshortore ishte inekzistente, ndërsa i ati, Bektashi që ndodhet përballë saj, zbulon se Mirela ka gjetur të shoqin duke e tradhtuar.
Mirela: U nisëm në Gjermani për një jetë më të mirë dhe kështu vazhdoi dhuna me radhë…
Bektash: Po tregoje se e kapa me tjetër! Thuaje troç!
Mirela: Unë s’kam pasur burrë në jetën time përveç burrit tim! Kam 15 vjet martuar, një burrë kam pasur!
Eni Çobani: Pse, dyshojnë edhe për këtë, dyshojnë Bektash?
Bektash: Jo, e kapi kjo me tjetër! Nuk më tregoi as mua asgjë!
Mirela: Ne s’kemi pasur marrëdhënie burrë e grua, kemi 5 vjet…
Bektash: Pra që në moshën 30-vjeçare, se është shumë e rëndë kjo, ti pretendon dhe po e thua publikisht që s’ke pasur asnjë marrëdhënie me bashkëshortin?
Mirela: Jo, s’kemi pasur marrëdhënie. As mirëkuptim në shtëpi. Jetonim në një shtëpi por nuk kishim marrëdhënie si burrë-grua apo mirëkuptim. Vetëm debate, sherre./tvklan.al