Taylor Swift është bërë e para artiste e cila renditet në vendin e parë për albumin e saj më të shitur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Albumi i më i ri i Taylor Swift “Folklore”, i cili u publikua në Korrik të vitit të kaluar aktualisht është shitur për 1.276 milionë kopje deri më 31 Dhjetor 2020, duke e bërë albumin e vetëm të shitur në 1 milion kopje gjatë një viti.

Kështu Taylor Swift mban rekordin e albumit R&B e bërë nga një artiste femër, që ka shënuar një sukses të tillë, duke lënë pas emra të njohur si Adele me  albumin “25”. 30-vjeçarja nuk është renditur në krye për kaq shumë vitesh që nga viti 2006.

“Folklore” është albumi i tetë i Swift një bashkëpunim me Aaron Dessner dhe vokalistin e grupit “Bleachers”, Jack Antonoff.

Swift gjithashtu regjistroi albumin më të shitur të vitit në SHBA në 2019 ‘Lover’ me 1,09 milion kopje, po ashtu edhe në 2017 ‘Reputation’, 1,9 milion, 2014 (‘1989’, 3,66 milion) dhe 2009 ‘Fearless’ , 3.22 milion. Të tjerë artistë më të shitur për 2020 ishin Eminem dhe Justin Timberlake.

Kujtojmë se këngëtarja amerikane publikoi edhe albumin e saj të dytë.“Evermore”, i cili doli gjatë muajit gjatë muajt Nëntor të 2020 duke e bërë Swift të paren artiste që publikon 2 albume në periudhë pandemie./tvklan.al