Kushte dhe kërcënime në vend të lëshimeve. Kështu po zhvilohen negociatat e ndërmjetësuara nga Katari mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit për t’i dhënë fund krizës në Lindjen e Mesme, e cila po mban nën kthetra çmimet e naftës dhe ekonominë botërore.
Presidenti amerikan Donald Trump hodhi poshtë me forcë raportimet e medias Axios se u ka ofruar iranianëve lehtësim sanksionesh apo zhbllokim fondesh në këmbim të lëshimeve bërthamore, duke e cilësuar lajmin si një mashtrim.
Teherani zyrtar deklaroi se po pret përgjigjen përfundimtare të Uashingtonit mbi planin shtatëditor për armëpushim dhe rihapjen e Ngushticës strategjike të Hormuzit.
Retorika nga Irani mbetet mjaft e ashpër. Kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad Ghalibaf, paralajmëroi se nëse Irani mbetet i bllokuar dhe nuk shet dot naftë, askush tjetër në rajon nuk do të shesë naftë dhe asnjë infrastrukturë energjetike nuk do të jetë e sigurt.
Ndërsa Garda Revolucionare e quajti Trumpin “gënjeshtar të madh”, duke kërkuar që SHBA-ja të pranojë dështimin dhe të tërhiqet nga rajoni.
/tvklan.al












Botërori 2026 