Italia është përfshirë nga një valë kërcënimesh të rreme për bomba të dërguara me email në rreth 6 mijë shkolla, ndërsa qindra prej tyre u evakuuan si masë paraprake.
Kryeministrja Meloni tha se kontrollet e deritanishme nuk kanë evidentuar asnjë element që të tregojë për një rrezik konkret, duke shtuar se bëhet fjalë për një strategji, që synon të krijojë alarm dhe shqetësim.
Ndërkohë, kërcënime të ngjashme janë regjistruar edhe në Skoci dhe Irlandën e Veriut, ku janë prekur mbi 1000 institucione arsimore.
Policia në të dyja vendet i ka cilësuar mesazhet si të pabazuara dhe ka siguruar prindërit se nuk ka rrezik të besueshëm për nxënësit.
/tvklan.al












Botërori 2026 
