Biznesmeni V.B. dyshohet se u kanos në ambientet e hotelit të tij në zonën e Orikumit në Vlorë, mesditën e kësaj të enjte.
Sipas informacioneve paraprake, mbi 10 persona, disa të armatosur, kanë shkuar për t’i vendosur gjobë pronarit të hotelit, rreth orës 12:30.
Fillimisht e kanë kërcënuar me fjalë atë, ndërsa më pas kanë përdorur edhe armët, duke i kërkuar një shumë parash.
Mes palëve ka pasur edhe konflikt fizik, ndërsa autorët janë larguar nga ambientet e hotelit menjëherë pas ngjarjes, ku i është vënë në ndjekje policia.
Gjatë ndjekjes, dy persona, që udhëtonin me një automjet, janë aksidentuar në urën e Peshkëpisë, në hyrje të Vlorës.
Të plagosurit janë transportuar me ambulancë drejt spitalit. Sipas informacioneve paraprake, njëri prej tyre ka marrë dëmtime të shumta në shpinë dhe në shtyllën kurrizore, ndërsa personi tjetër ka pësuar dëmtime nga aksidenti.
Ndërkohë, forca të shumta policie janë shpërndarë në disa zona të qytetit të Vlorës, në përpjekje për të bërë të mundur kapjen e personave të përfshirë në këtë ngjarje.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 