Kryetari i Bashkisë së Belshit është kërcënuar me armë zjarri.

Vetë kryetari socialist Arfi Tafani i tha

ABC News

se autori është Rajan Tafani, i cili është vëllai i ish-kandidatit të pavarur për kryetar bashkië, Besjon Tafani.

Sipas kryetarit të Bashkisë së Belshit, autori i ka kërkuar 300 mijë Euro ose një shesh ndërtimi si kompesim për prishjen e lokalit në breg të liqenit.

Tafani ka bërë denoncimin në polici dhe autori është arrestuar. Kryetari i ka thënë policisë se ndjehej i kërcënuar dhe kërkon mbrojtje.

/ABC News