Policia e Fierit ka shpallur në kërkim Ben Qimen pasi dyshohet se ka kërcënuar një gjyqtar të Gjykatës së Fierit.
55-vjeçari Arben Isufi akuzohet për veprat penale “Kanosja e gjyqtarit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Nga kontrollet që forcat RENEA kanë bërë banesat, ambientet dhe automjet që janë në pronësi të 55-vjeçarit kanë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, një palë targa të huaja, jelek multifunksional si i Policisë, 2 pajisje DVR, 6 celularë dhe dokumenta zyrtarë.
Policia ka shoqëruar në komisariat një person të lidhur me 55-vjeçarin, si person që do t’i shërbejë hetimit.
“Në zbatim të vendimit të datës 19.02.2025, të Gjykatës së Fierit, Policia e Fierit dhe “RENEA” kanë kryer kontrolle në banesa, ambiente dhe automjete, në pronësi të shtetasit A. I., 55 vjeç, banues në lagjen “Sheq i Madh”, i cili është kallëzuar në Prokurorinë e Fierit, nga një gjyqtar i Gjykatës së Fierit, për kanosje të kryer më datë 12.02.2025”, njofton policia.
Materialet procedurale shtesë i kaluan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
/tvklan.al












Botërori 2026 
