Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit, ka lënë në fuqi vendimin për pezullimin e trajnerit Ilir Daja.

Kërkesa e Dinamos, për konvertimin e pjesës së mbetur prej dy ndeshjesh nga dënimi, është rrëzuar.

Masa disiplinore e pezullimit me pesë ndeshje, ka mbetur në fuqi dhe duhet të ekzekutohet sipas vendimit të dhënë më herët.

Deri tani, Daja ka shlyer tre ndeshje pezullim, ndërsa i kanë mbetur edhe dy ndeshje të tjera. Kështu, ai nuk do të jetë në stol për ndeshjen ndaj Partizanit.

Daja u pezullua me pesë ndeshje më 30 tetor, për sjellje të gabuar ndaj arbitrave në derbin ndaj Tiranës.

VENDIMI:

  1. Rrëzimin e kërkesës së FC Dinamo City për konvertimin e pjesës së mbetur të dënimit prej 2 (dy) ndeshjesh, të vendosur ndaj z. Ilir Daja me Vendimin nr. 14, datë 30.10.2026.
  2. Masa disiplinore e pezullimit për 5 (pesë) ndeshje mbetet në fuqi dhe do të ekzekutohet sipas përcaktimeve të vendimit përkatës.
  3. Ky vendim është përfundimtar dhe i paapelueshëm, në përputhje me nenin 75/4 të Kodit të Disiplinës dhe Etikës.

/tvklan.al