Gëzim Myshketa ka një lidhje mjaft të veçantë me familjarët e tij. Në emision “Rudina” në Tv Klan, ai rrëfen se ata janë edhe mbështetësit e tij më të mëdhenj.

Gjithashtu, ata janë njohës të mirë të artit dhe janë kujdesur që ta afrojnë Gëzimin me të.

Në eventin e prezantimit të projektit, ata mbërritën të parët dhe u ulën diku të veçuar për të mos marrë vëmendje, por ishin tepër të lumtur për të parë djalin e tyre në skenë.

Gazetarja e emisionit “Rudina” është kujdesur që të marrë një intervistë të disa prej familjarëve të tij.

Shega Myshketa (nëna): Nga nëna ka një këshillë që të jetë mbi të gjitha njeri, të jetë i sjellshëm, i dashur se të gjitha shkojnë e vijnë por njeriu ngelet njeri.

Ledi Kaçani (motra): Gëzimi është një student i përhershëm, atij i pëlqen gjithmonë që të studiojë, me një fjalë asnjëherë nuk kënaqet me arritjet. Është shumë i dashur, shumë i dhënë pas familjes, e kemi shpirt.

Neviana Zalla (motra): Të flasësh për Gëzimin ke emocione sado që është vëllai ynë, gjithnjë na fal emocione.

Refik Myshketa (babai): Këshilla ime për Gëzimin është të martohet se më ka mbetur beqar. /tvklan.al