Policia ka arrestuar një 32-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane. Albano Cano u kap në Vlorë, pasi uniformat blu kishin marrë informacion për vendndodhjen e tij.

32-vjeçari është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia më 10 Shtator 2018. Ai akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë.

Materialet do t’i dërgohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprime të mëtejshme, nëse Albano Cano do të ekstradohet drejt Italisë për t’u përballur me akuzat.

/tvklan.al