Te Roma janë gati për sfidën e parë gjysmëfinale të Ligës së Europës në “Olimpiko” ndaj Bajer Leverkuzen. Trajneri Daniele de Rosi tha se për Romelu Lukakun do të vendosë në momentet e fundit, teksa shpreson që t’a ketë si belgun ashtu edhe Smalling. Tekniku i verdhekuqve nuk i ka kursyer vlerësimet për rivalët gjemanë.

Daniele de Rossi, trajner i Romës: “Dy ekipe të ndryshme, dy momente të ndryshme. Gjithçka ka ndryshuar në krahasim me gjysmëfinalen e vitit të kaluar. Ata janë një ekip i rrezikshëm, por ne do të luajmë lojën tonë për të fituar. Nëse do të jemi ndërtuar për Europë, do të ishte shumë serioze dhe nuk do të mund të përgatitesha për ndeshjen kundër Juventusit. Që kur mbërrita, ne kemi mesatarisht 2 pikë në Ligë. Nëse do të kishim 70 pikë, do të ishim të qetë.”

Në krahun tjetër, Leverkuzen tenton jo vetëm finalen, por edhe ruajtjen e rekordit të pathyeshmërisë në 46 ndeshje radhazi. Skuadra e Shabi Alonsos synon tripletë titujsh ndërsa fitoi Bundesligën dhe po garon në Ligën e Europës dhe Kupën e Gjermanisë.

Në gjysmëfinalen tjetër, Marseja pret Atalantën e mbrojtësit shqiptar, Berat Gjimshitit. Finalja e kompeticionit do të luhet më 22 maj në Dublin.

Klan News