Binden partitë, por jo institucionet
Mes shumë standardeve që një vend kandidat për në BE ka detyrim të përmbushë për t’u anëtarësuar është dhe ai për mbrojtjen e konsumatorëve.
Në Ditën Botërore të të Drejtave të Konsumatorëve, Këshilli Kombëtar i Integrimit bëri bashkë përfaqësues politikë e ekspertë, por nuk arriti të sjellë në këtë tryezë 2 struktura kyçe në këtë fushë si Autoriteti i Konkurrencës dhe Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut. Kjo u bë shkak që ministri i Ekonomisë, Blendi Gonxhja që ka në varësi këtë të dytin të mos kursejë kritikat publike për drejtuesin e ISHMT.
“Unë do kërkoj arsye nga drejtori aktual sepse nuk është këtu. Uroj që të jetë një gjë që nuk lidhet me ndonjë udhëtim bifteqesh.“
Ministrja e Bujqësisë premton hapa që kërkojnë dhe vullnetin e sipërmarrjes për t’ju ofruar jo vetëm konsumatorëve vendas, por dhe turistëve të huaj që kanë ardhur në rritje, produkte të certifikuara dhe kontrolluara.
“Të mos lëmë pa vëmendje kushtet dhe standardet e cilësisë për tregun e brendshëm.“
Kryetarja e këtij këshilli, demokratja Jorida Tabaku kërkon nga autoritetet qeveritare më shumë filtra për mbrojtjen e konsumatorëve.
“Ka sektorë ku ne kemi një marrëveshje të pranuar, oligopol ndërmjet kompanive dhe Autoriteti i Konkurrencës nuk ka marrë asnjë masë për këtë.“
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 