Ndonëse gjendja e tij shëndetësore mbetet mister, udhëheqësi suprem i Iranit, në një deklaratë me shkrim të publikuar nga televizioni shtetëror iranian foli për një kapitull të ri paqeje në Gjirin Persik, pa Shtetet e Bashkuara.
“Ne dhe fqinjët tanë përtej ujërave të Gjirit Persik dhe të Omanit ndajmë një fat të përbashkët. Të huajt që vijnë nga mijëra kilometra larg për të vepruar me lakmi dhe keqdashje nuk kanë vend aty, përveçse në fund të ujërave të tij”, tha Mojtaba Khamenei, lider suprem i Iranit.
Khamenei tha se Irani do të ruajë të gjitha aftësisë e tij bërthamore dhe raketore, duke hedhur poshtë kushtin parësor të presidentit amerikan për paqe. Deklarata pason lajmet se Trump po shqyrton rifillimin e sulmeve të mëdha kundër Iranit për të shtuar presionin ndaj republikës islamike, që të rikthehet në negociata.
Sipas Agjencisë së lajmeve Axios, Trump do të informohet nga komandanti i Komandës Qendrore, Admirali Brad Cooper, mbi planet e reja, ku përfshihen sulme të shkurtra dhe të fuqishme, marrja nën kontroll e ngushticës dhe një operacion për të rrëmbyer gjithë rezervat e uraniumit të pasurur.
Teherani kërcënoi me kundërpërgjigje të ashpër. Rritja sërish e tensioenve, bëri që nafta e papërpunuar të arrijë rekorde të reja në bursa sidomos në atë të Londrës, ku këtë 24 orësh.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 