Khuba rrëmben çmimin Best New Artist



Khuba rrëmben çmimin Best New Artist

22:28 07/12/2019

Çmimi Best New Artist në këtë finale të Kënga Magjike shkoi për Khuba.

“Nuk di çfarë të them, faleminderit shumë. Faleminderit që na dhatë shansin për të qenë në këtë skenë, me ju të gjithë bashkë”, tha artisti nga Kosova.

Dy ishin artistët që konkurruan për këtë kategori, Khuba dhe Marjona Metohu. Përpara se ata të ngjiteshin në skenë e më pas juria t’i dorëzonte çmimin fituesit, Ardit Gjebrea zbuloi edhe shakanë që u kishte bërë atyre, duke u thënë se nuk kishin kaluar në finale.

“Ndër 16 artistët e kualifikuar juria ka zgjedhur 2 kandidatura mes të cilëve ndodhet fituesi. Në momentin e parë atyre iu komunikova që nuk janë votuar dhe nuk do të kalojnë në finale”, tregoi Gjebrea./tvklan.al





Të ngjashme