Në një lidhje në Skype për programin “Rudina” në Tv Klan ishte moderatorja mjaft e njohur Kira Tito. Ajo ndodhet në Tiranë, ndërsa familja e saj në Itali, madje babai i saj është teknik i respiratorëve dhe ndodhet pikërisht në frontin e parë të luftës me COVID-19 aty.

Kiara u shpreh se emocionohet shumë kur flet për babin e saj, pasi është meraku i saj më i madh në këto kohë.

Kiara Tito: Emocionohem sa filloj të flas për tim atë, duke qenë se është meraku i më i madh gjatë kësaj kohe. Sigurisht që është në rrezik sepse është në kontakt të parë me të infektuarit, me të sëmurët. Ai merret në fakt me pjesën e respiratorëve, është teknik i respiratorëve. Dhe çdo ditë kur shkon në shtëpi, shkon me një mërzitje, me një stres, me një frikë të madhe pasi dihet si është situata atje. Thonë që në këto momente ka rënë pjesa e të infektuarve, por gjithsesi mbetet vërtet ende shumë e rrezikshme dhe jam shumë në merak për tim atë, që është në kontakt me të infektuarit.

Rudina Magjistari: Në cilën zonë të Italisë?

Kiara Tito: Në zonën e veriut Rudina, është edhe zona më e prekur, më e rrezikuar!

Rudina Magjistari: Si ta ka përshkruar ai situatën prej andej?

Kiara Tito: Situata është e rrezikshme dihet, e prekshme dihet se ka kontakte me gjëra nga më të frikshmet, por duke shpresuar për më të mirën gjithmonë, nuk ka zgjidhje tjetër, duhet të mundohemi ta shohim në mënyrë pozitive sepse përndryshe… /tvklan.al