“Reforma jo e lehtë, e shpejtë dhe e përsosur, por e nevojshme”

Një reagim për ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit ka bërë sot edhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Juri Kim.

Pa përmendur emra, ajo thotë se duket sikur disa po ëndërrojnë që BKH nuk do të themelohet kurrë dhe se ata shpresojnë që drejtësia nuk do të vijë kurrë.

“Më vjen keq që ju zgjoj nga dremitja juaj, por ëndrra juaj nuk do të bëhet e vërtetë. Reforma në drejtësi nuk do të jetë e lehtë, e shpejtë ose e përsosur, por është e nevojshme dhe ne duhet të ecim përpara”, shkruan ambasadorja Kim në Twitter.

Tv Klan