Kim Kardashian u kritikua për veshjen e saj teksa ishte në dasmën e Anant Ambanit gjatë fundjavës.

43-vjeç, ndau një seri fotosh të fustanit që ajo kishte veshur, por mori një lum komentesh kritike për faktin se ngjyra e kuqe tradicionalisht është vetëm për nuset indiane.

“Unë jam meksikane dhe e di se nuk duhet të vishni të kuqe në një dasmë indiane“, shkroi një nga ndjekësit në rrjetet sociale.

Themeluesja e markës SKIMS kishte veshje të ndryshme gjatë ceremonisëë së dasmës prej 325 milionë dollarësh të trashëgimtarit miliarder, djalit të njeriut më të pasur në Azi dhe vajzës së një manjati biznesi.

Me një buxhet tejet të kripur dhe një sërë të ftuarish të njohur, dasma e Amani është padyshim më e madhja në botë. Mes të ftuarve ishin ish-kryeministrat e Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson dhe Tony Blair, presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, si dhe Priyanka Chopra, Nick Jonas, John Cena dhe dhjetëra yje të Bollywood-it.

Klan News