Ambasadorja Yuri Kim është takuar me drejtuesit e institucioneve shqiptare të drejtësisë për të festuar këtë të hënë Ditën e Drejtësisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kim thotë se SHBA-ja mbetet e angazhuar për të mbështetur zbatimin e Reformës në Drejtësi.

“Kënaqësi të bashkohesha me udhëheqësit e institucioneve shqiptare të drejtësisë për të festuar Ditën e Drejtësisë. Reflektuam mbi detyrën e institucioneve për t’u shërbyer qytetarëve në mënyrë të drejtë dhe të barabartë, me pavarësi dhe integritet. Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të mbështesin zbatimin e Reformës në Drejtësi derisa çdo ditë të jetë Ditë e Drejtësisë”, shkruan Kim./tvklan.al