Kisha Katolike Shqiptare dhe Komunitetet e tjera fetare të vendit vijojnë të këmbëngulin për transparencë lidhur me Projektligjin “Për Shëndetin Seksual dhe Riprodhues” që të zhvillohen dëgjesa e debate të mirëfillta.

Dom Mark Pashkja, Zëdhënës i Kishës Katolike Shqiptare: Më shumë se çdo dokument legjislativ në kohë të ndryshme i është nënshtruar një debati të mirëfilltë publik me pjesëmarrje të gjerë të grupeve të interesit, të mediave, të shoqërisë civile dhe institucioneve fetare projektligji mbi të ashtuquajturin shëndet Seksual dhe Riprodhues meriton të debatohet, të rrihet e të konfrontohet haptazi. Për sa kohë shmanget një proces i tillë i domosdoshëm, nismëtarët dhe hartuesit e tij nuk marrin përgjegjësisnë po aq haptazi të shfaqin dhe të marrin përsipër nismën e tyre.  

Nga ana tjetër Kisha Katolike Shqiptare shpreh shqetësimin për të dhënat e dala nga CENSI i 2023, dhe ngre alarmin për tkurrjen dhe plakjen e popullsisë.

Dom Mark Pashkja, Zëdhënës i Kishës Katolike Shqiptare: Dy fakte na shqetësojnë si Kishë Katolike. Së pari tkurja e popullsisë me rreth 410 mijë njësi në krahasoi me censusin e vitit 2012. Ne mendojmë se numri është më i lartë se kaq. Është një fenomen që ne si Kishë Katolike e kemi ndjerë dhe e kemi shprehur disa herë me reagimet tona si fenomeni i shpopullimit për shkak edhe të pranisës sonë kapilare në territorin e Shqipërisë e cila na jep bazë për të reaguar dhe për të pasur dijeni. Ne kemi qenë dëshmitarë të largimeve masive të familjeve shqiptare jashtë Shqipërisë dhe e përjetojmë përditë këtë plagë në famullitë dhe zonat ku veprojmë. Kjo është e lidhur me  një shqetësim të dytë që statistikat tregojnë, tkurja e nmoshës së re dhe moshës së punës. Kjo sjell pasoja në zhvillimin e shoqërisë.

Kisha Katolike kërkon nga autoritetet e vendit tonë që të ketë politika për të nxitur qëndrimin e të rinjve dhe integrimin e tyre në tregun e punës për një jetë më të mirë në atdhe.

Klan News