“Klan Explorer” do të jetë rubrika e re e Klan News, që këtë verë do t’ju çojë përtej hartës së zakonshme turistike, për të zbuluar thesaret e fshehura të Shqipërisë, natyrës magjepsëse, historive të lashta dhe kulturës që jeton mes njerëzve dhe natyrës.

Këtë herë, udhëtimi i ekipit tonë na çon në një prej destinacioneve më të veçanta të juglindjes së vendit, në ishullin e Maligradit, në zemër të liqenit të Prespës.

Një copëz toke e shenjtëruar nga natyra dhe koha, ku ndërthuren bukuritë natyrore me legjendat, një mrekulli që rrëfen më shumë se çdo guidë turistike.

Klan News

/tvklan.al