KlanNews #KlanNewsLajme #tvklan
Spiker: Leftion Peristeri
Headlines Klan News 15 mars
6 të plagosur në 2 aksidente në Durrës dhe Lezhë
Dy aksidente të rënda me 6 të plagosur janë regjistruar dje në Durrës dhe Lezhë. Makina me 4 të rinj në Durrës përfundoi në një karburant, ndërsa në Lezhë u plagosën dy turq, ndërsa shoferi tjetër braktisi automjetin pas aksidentit
Balla në Vjenë: Drogat e forta, kërcenim serioz për vendin
Ministri i Brendshëm i ka cilësuar drogat kërcënim serioz për vendin. Balla ka marrë pjesë në takimin e Nivelit të Lartë të Komisionit të Drogave dhe Krimit në Vjenë, ku theksoi se, qeveria shqiptare do të ashpërsojë kodin penal.
Korrupsion dhe pastrim parash, arrestohet kreu i ARRSH Berberi
Arrestohet drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi. Mbi të rëndojnë dy akuza: korrupsion pasiv dhe pastrim parash për 6 tendera. Në banesë, BKH i ka gjetur rreth 4 milionë lekë të reja dhe piktura të cmuara
Escobar 2 orë me Kurtin: Pranoi propozimet tona për dinarin
I dërguari i posaçëm i SHBA, Gabrile Escobar u prit nga kryeministri i Kosovës. Diplomati bëri të ditur se Kurti pranoi disa nga propozimet amerikane për dinari por theksoi se ka ende disa sfida në marrëdhëniet dypalëshe.
Revista “Grazia”: Vizitoni qytetin e Gjirokastrës
Zhvillimi i turizmit të Shqipërisë ka tërhequr vëmendjen edhe të prestigjiozes franceze ‘Gracia’. Ajo vlerëson qytetin e Gjirokastrës si destinacionin që duhet vizituar për historinë, gastronominë dhe natyrën e bukur
Macron: Trupat franceze në Ukraine, s’ka vija të kuqe me Rusinë
Presidenti francez Emmanuel Macron sqaroi për herë të parë deklaratën e tij për dërgimin e trupave në Ukrainë. Ai tha se Franca nuk do të udhëheqë ofensivën kundër Rusisë, por nuk do të ketë vija të kuqe në mbrojtje të paqes.
/tvklan.al












Botërori 2026 