KlanNews #KlanNewsLajme #tvklan

Spiker: Oljana Maloku

Headlines Klan News 29 Shkurt

BE, 6 mld euro për rajonin, Rama: Dështojmë nëse ndahemi

Pas Samitit të Ukrainës, liderët e Ballkanit Perëndimor u bënë bashkë në Tiranë. Várhelyi premtoi edhe 6 miliardë të tjera ndihma për rajonin, por me kusht zbatimin e reformave. Rama kërkoi bashkimin e vendeve në rrugën drejt Brukselit

Mungoi në samitin e Tiranës, opozita akuza Kurtit

Opozita në Kosovë kritikon ashpër mungesën e Kurtit në samitin e Tiranës. Kreu i PDK-së Memli Krasniqi e cilëson një akt të papërgjegjshëm të Kurtit. Haradinaj e akuzon se po e largon Kosovën nga proceset integruese.

Freedom House: Shqipëria përparim në drejtësi

Organizata “Freedom House” ka publikuar raportin vjetor ku Shqipëria është vlerësuar me një pikë më shumë se viti i kaluar. Ne raport theksohet se vendi ynë ka përparim të ndjeshëm në fushën e drejtësisë.

Korçe, vrasja e dyfishtë për trashëgiminë e shtëpisë

Trashëgimia e një apartamenti u bë shkak për humbjen e dy jetëve në Korcë. Konflikti nisi pasi i moshuari donte tja linte apartamentin djalit të kujdestares. I biri erdhi nga Greqia dhe vrau atë që do të trashëgonte pronën dhe më pas veten.

“BNN Breaking”: Shqipëria, destinacion gjithëvjetor

E përditshmja britanike “Breaking Neës Netëork” thotë se Shqipëria po bëhet një destinacion pushimesh gjatë gjithë vitit. Këtë e konfirmojnë edhe të dhënat zyrtare ndërsa media thekson se vendi ynë po vizitohet edhe për qëllime biznesi.

Nato në Ukrainë, Putin: Rrezikon konflikt bërthamor

Vladimir Putin i kundërpërgjiet Perëndimit se nëse NATO hyn në Ukrainë, do të provokonte një konflikt bërthamor. Kreu i Kremlinit vijon e cilëson luftën, një operacion special ushtarak