KlanNews #KlanNewsLajme #tvklan

Spiker: Oljana Maloku

Headlines Klan News 6 Mars

Brukseli pro modelit të kampit të Lezhës për emigrantët

Të majtët dhe të djathtët të Parlamentin Europian propozojnë si model për emigrantët, marrëveshjen Rama – Meloni. Ato kërkojnë ngritjen e kampeve jashtë BE-së ku emigrantët të presin shqyrtimin e aplikimeve për azil.

Rama mbledh kryebashkiakët dhe ministrat në Shkodër

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë fundjavë kryebashkiakët socialistë në një takim në Shkodër ku në fokus do të jeta analiza e punës së tyre. Mbledhja do të zgjasë dy ditë dhe do të marrin pjesë dhe ministrat.

Qeveria, skemë të re për mbështetjen e fermerëve

Qeveria ka përcaktuar një skemë të re për kategoritë përfituese të fermerëve. Subvencionimi i naftës tashmë do të bëhet me para duke ua hedhur ato në llogari bankare. Kriteret e përfituesve nuk ndryshojnë.

Lezhe, atentat para derës së shkollës

Panik në shkollën e Rrilës në Lezhë. Para derës së saj ka ndodhur një atentat, ku ka mbetur i plagosur një 54-vjeçar, i cili sapo la fëmijën. Shkak dyshohet të jetë një konflikt me disa persona pak ditë më parë.

Princ Leka kërkon urdhër mbrojtje nga Elia Zaharia

Princ Leka kërkon urdhër mbrojtje ndaj ish bashkëshortes së tij. Mes tyre ka pasur një debat të dhunshëm në pallatin mbretëror teksa Princi shkoi për të takuar vajzën 3-vjeçare ndërkohë që ka paditur dhe ish vjehrrin.

“Super e Marta”, Trump e Biden zyrtarizohen si kandidat

Presidenti Joe Biden dhe ish-Presidenti Donald Trump fituan në shumicën e shteteve në atë që njihet si “super e marta”. Ata pritet të përballen së bashku në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

/tvklan.al