KlanNews #KlanNewsLajme #tvklan
Spiker: Oljana Maloku
Headlines Klan News 18 Mars
Kuvendi në normalitet, Çuçi: Dialog me PD te ligjet
- Rikthehet normaliteti ne Kuvendin e Shqipërisë. Opozita merr pjese fizikisht ne Komisionin e Ligjeve ndersa Bledi Cuci thote se nuk ka marrëveshje me opoziten por vetëm dialog ne Komsionet Parlamentare.
“Sterilizimi”, Beqaj i pandehur: Sfiden e kam me gjykatën
- Ish ministri i Shendetesise Ilir Beqaj merr i pandehur nga SPAK per shpërdorim detyre per koncesionin e sterilizimit. Ai ka kritikuar hetimet e SPAK dhe tha se betejen e ka me gjykaten.
Shpërthimi në Lushnje, GJKKO liron sipërmarrësin
- Gjykata e posaçme e cilësuar të paligjshëm arrestimin e sipërmarrësit Leonard Gjini, i cili akuzohet për shpërthimin në kapanonin e deputetit Bujar Çela në Lushnje ku humben jeten dy persona.
“The Guardian”: Shqipëria, ideale për sportet e aventurës
- Mediat britanike jehonë turizmit në Shqipëri. Daily Express shkruan se vendi ynë pritet të tërheqë më shumë turistë falë ndërtimit të aeroportit të ri të Vlorës, ndërsa The Guardian e ka listuar mes destinaciove qe ofrojnë aventurën.
Putin flet për luftë me NATO-n, Perëndimi: Pseudovotime
- Vladimir Putin fjalimin e fitores ja dedikoi përballjes me Perendimin duke i kërcënuar me një luftë frontale, nëse trupat hyjnë në Ukrainë. Liderët perëndimorë e cilësuan procesin e votimit jodemokratik.
Miqësoret, Muçi: Gati për përgjegjësi në kombëtare
- Optimizem ne kombëtaren kuqezi ne prag te dy miqësoreve te marsit me Kilin dhe Suedine. Ernest Muçi pranoi se është gati për të marrë edhe përgjegjësi në skuadër kuqezi.
/tvklan.al












Botërori 2026 