Ikona e kuqe, me logon e televizionit më të madh shqiptar në mes, mbush sot 6 vjet nga dita e krijimit të saj.

Falë investimit serioz, programeve të larmishme dhe përdorimit të fjalës së fundit të teknologjisë, Klani im sot është Klani i të gjithë shqiptarëve, këtu dhe në mbarë botë.

Në miliona telefona dhe në miliona ekrane, Klani Im është shndërruar në aplikacionin e pazëvendësueshëm për të ndjekur gjithçka ndodh në botën shqiptare.

Një botë, që prej gjashtë vitesh, Klani Im ia ka dhënë çdo shqiptari ta ketë me vete kudo që të jetë.

Lajme, transmetime live, debate politike dhe sociale, filma dhe një arkivë e pasur për të mos humbur asgjë, janë të mundura thjesht me një prekje.

Një prekje, që për ekipin e Tv Klan është si një prekje magjike. Sepse me krenari ne sot kemi në familjen tonë plot 4 milionë e 300 mijë anëtarë. Dhe të gjithë këta i bën bashkë, një logo dhe një simbol: Klani Im.

Për të arritur deri këtu është dashur një punë e madhe dhe përkushtim i pandërprerë i dhjetra njerëzve të palodhur, pjesë e ekipit të Tv Klan.

Janë dashur investime të shumta për të patur teknologjinë më bashkëkohore, që zëri dhe figura pas ikonës së kuqe, të mos ndërpriten kurrë.

Sot, familja Klani Im sa vjen e shtohet. Në këtë 6 vjetor, jemi të lumtur që ia kemi dalë të bëjmë bashkë miliona shqiptarë që na mbajnë kudo me vete.

Klani Im u lançua më 17 Nëntor 2020.

/tvklan.al