Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kërkuan Izraelit dhe Palestinezëve që të jenë fleksibël në debatet e tyre të ashpra, kështu që ata mund ti përballojnë sfidat e vështira për arritje e një marrëveshje kuadër në 13 Shkurt. Është shumë e rëndësishme që të dyja palët të tregohen fleksibël dhe të gjejnë rrugë praktike për të zgjidhur problemet, tha zëdhënësi i departamentit të shtetit Xhejms Rubin, pasi presidenti Palestinez Jaser Arafat u takua me sekretarin amerikan të shtetit Medlin Ollbrajt.

Arafat mbrriti në Washington mbrëmjen e së mërkurës, i shqetësuar për shkak të vonesës së tërheqjes së Izraelit dhe të ritmit të ngadaltë të bisedimimeve për statusin përfundimtar me izraelitët./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori