Kreu i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, Klodian Braho, ka mbledhur sot, 8 janar, prokurorët në një takim që zgjati afërsisht një orë.

Gazetarja Glidona Daci ka mësuar se gjatë kësaj mbledhje Braho ka prezantuar trupën e prokurorëve dhe drejtuesit e rinj të seksioneve.

Ish-kreu i strukturës, Altin Dumani, do të jetë në krye të marrëdhënieve me jashtë. Prokurori i Posaçëm, Vladimir Mara, do të jetë në krye të seksionit kundër krimit të organizuar dhe terrorizimit ndërsa seksioni për korrupsionin do të ketë si shefe Dorina Bejkon.

Mësohet se Braho u ka kërkuar prokurorëve hetime efikase dhe dhënie zgjidhje të çështjeve të vjetra që janë në duart e tyre.

/tvklan.al