Klodiana Spahiu do të zëvendësojë ministren e dorëhequr të shëndetësisë dhe mirëqenies sociale, Evis Salen.
Kryeministri ka njoftuar grupin parlamentar për përzgjedhjen e tij, që aktualisht është nënkryetare e parlamentit.
Klodian Spahia është deputete e qarkut të Durrësit prej 2009 dhe ka ardhur në politikë nga bluzat e bardha.
Ajo ka përfunduar studimet për mjekësi të përgjithshme dhe është e specializuar për kardiologji dhe ka kryer studime pasuniversitare në Itali.
Spahiu ka qenë dhe anëtare dhe nënkryetare e komisionit të shëndetësisë dhe është angazhuar në nismat e ndërmarra nga socialistët në këtë sektor.
Pas dekretimit, ministrja e re e shëndetësisë duhet të marrë votëbesimin e parlamentit dhe përpara marrjes së detyrës duhet të kryhet betimi para presidentit të Republikës.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 