Biznesmeni Ermal Beqiri, ishte i lokalizuar kohë para arrestimit që fshihej në Francë sipas drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, Klodjan Braho.
Në një takim të zhvilluar me gazetarët këtë të enjte, ai shtoi se po ashtu është kërkuar sekuestrimi i çdo pasurie të tij në Francë.
“Ermal Beqiri ka qënë i lokalizuar prej javësh. SPAK e ka ditur ku ishte dhe prej kohësh po kryeheshin veprime hetimore bashkë me palën franceze, për dyshime të tjera për të dhe do kemi një njoftim. Kemi kërkuar të sekuestrohet çdo pasuri e tij në Francë, pasi kemi informacion që ka edhe të tjera veç avionit me të cilin u kap”, tha Braho.
Sa i përketë arrestimeve nga Byroja Kombëtare e Hetimit, Braho tha se rasti i kryer disa javë më parë nuk do jetë i izoluar.
“Ne synojmë që arrestimi i kryer nga Byroja Kombëtare e Hetimit të mos jetë i izoluar, por ta kthejmë në praktikë pune, sa kohë ligji ia parashikon një kompetencë të tillë në ato raste që do jetë e mundur. Qëllimi është që BKH të bëj jo vetëm arrestime, por edhe veprime të tjera hetimore. Por ne nuk e zëvendësojmë dot Policinë e Shtetit”, tha Braho.
Kreu i SPAK pranoi se ata kishin regjistruar një kallëzim të sjell nga Kuvendi për deputetin Agron Shehaj dhe tha se po verifikohet.
I pyetur mbi hetimet për ish zëvendëskryeministren Belinda Balluku, Braho tha se hetimet po vijojnë, por ende nuk ka një vendim nëse do ti drejtohen Kuvendit për një kërkesë të dytë për heqjen e imunitetit.
/tvklan.al












Botërori 2026 