Pritshmëritë e qeverisë janë që 2018-a të shënojë një bum në sektorin e turizmit dhe Shqipëria të mos ofrojë thjesht aventurën e detit dhe rëres. Parashikimi i Ministri i Turizmit Blendi Klosi thotë se mbështetet tek interesi në rritje i operatoreve ndërkombëtar për të blerë paketat turistike për Shqipërinë. 84 prej tyre nga 46 vende të ndryshme të botës ishin të pranishëm në Tiranë në një takim biznesi.

“Ndihem shumë mirë që viti 2018-ë në Shqipëri do të jetë si asnjëherë tjetër me një bum shumë të madh zhvillimesh turistike dhe ofrimit të turizmit dhe ne ndihemi shumë mirë që tashmë nga shumë vende të botës ka një interes shumë herë më të madh për burimet e pashtershme turistike që Shqipëria ka. Do të doja shumë që ky vit të vazhdojë me politika që nuk shkojnë më vetëm brenda vitit kalendarik dhe sezonit turistik, por do të shkojnë në kontrata afatgjata, në kontrata të dekadës së re turistike të vendit tonë”.

Për herë të parë këtë vite i gjithë rajoni do të ofrojë një paketë turistike të përbashkët.

“ Është një ditë e  veçantë pasi 84 tur operator nga 46 shtete të ndryshme të botës afrohen në Shqipëri për të parë të gjitha mundësitë për të zhvilluar turizmin në Shqipëri, por jo duke e parë atë të shkëputur por duke e parë në tregun rajonal ballkanik. Për ne si Ministri e Turizmit kjo është një ditë shumë e rëndësishme pasi ka një bashkëpunim të drejtpërdrejtë të ofertës shqiptare në koordinim me ofertën që vjen nga Serbia, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia duke e përputhur me një nga politikat tona më të forta, ato të paraqitjes së rajonit për turizmin botëror si një të tërë”.

Ky takim i biznesi i pari i këtyre përmasave sa i takon pjesëmarrjes së operatorëve turistik nga e gjithë bota shënon dhe nisjen e një faze te re për turizmin hyrës në vendin tonë.

 

 Tv Klan