“Jo më muzikë të lartë në lokalet e Sarandës”

Ndonëse Shqipëria ka hapur dyert për turistët e huaj që duan të vizitojnë këtë Verë bukuritë e rivierës sonë, siguria e jetës mbetet prioritet për Ministrinë e Turizmit. Nga Saranda ku mori pjesë në komitetin e menaxhimit të sezonit turistik, Ministri Blendi Klosi dënoi edhe ngjarjen e pak ditëve më parë të ndodhur në këtë qytet ku u qëllua me plumba një biznesmen.

Klosi paralajmëroi ditët në vijim  edhe hapjen e kufirit detar me Korfuzin. Sipas Ministrit Klosi vendosja e kufizueseve në det dhe menaxhimi i vijës bregdetare janë dy nga shqetësimet që duhet të marrë zgjidhje.

“Forcat e rendit duhet të jenë me shumë shpejtësi në ruajtjen e detit si një nga momentet e rëndësishme të bërjes së plazhit.”

Për të pasur një fluks turistësh, Klosi tha se nevojitet një menaxhim nga pushteti lokal edhe sa i përket pastërtisë, shërbim që sipas tij është në nivele të kënaqshme nga ana e Bashkisë së Sarandës. Deri në vitin 2025 qeveria synon të arrijë në 10 milionë turistë që zgjedhin si destinacion bukuritë e rivierës dhe alpeve tona.

Tv Klan