Raportim Live

Lamallari uron kreun e ri të SPAK: MD e përkushtuar të ofrojë të gjithë bashkëpunimin e nevojshëm institucional

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, uron kreun e ri të SPAK, Klodian Braho, duke i dëshiruar sukses në drejtimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Ai vlerëson punën e ish-shefit të SPAK Altin Dumani dhe rezultatet e tij domethënëse.

Ministria e Drejtësisë konfirmon përkushtimin për të ofruar bashkëpunim institucional me SPAK për forcimin e sundimit të ligjit dhe shtetit të së drejtës.

Taulant Balla uron kreun e ri të SPAK

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, përgëzoi drejtuesin e ri të SPAK, Klodian Braho, duke e konsideruar përzgjedhjen një proces të denjë për një vend demokratik.

Ai shprehu krenari për kontributin e PS-së në këtë proces dhe uroi që punët e nisura nga drejtuesi i mëparshëm, Altin Dumani, të vazhdojnë.

download app

Edhe presidenti Begaj uron kreun e ri të SPAK

Presidenti Bajram Begaj ka uruar kreun e ri të SPAK, Klodian Brahon.

Begaj i ka uruar suksese Brahos, duke thënë se detyra e tij kërkon vendosmëri dhe përgjegjshmëri.

Ambasada gjermane përgëzon Klodian Brahon për zgjedhjen në krye të SPAK

Edhe ambasada gjermane në Tiranë i ka uruar suksese Klodian Brahos, pas zgjedhjes së tij në krye të SPAK.

Ambasada e Gjermanisë në Shqipëri shprehet se lufta e vendosur kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ka një rëndësi të jashtëzakonshme për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Ambasada amerikane reagon për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK: Presim me padurim…

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka reaguar sot më 11 dhjetor, pas zgjedhjes të Klodian Brahos në krye të SPAK.

Në postimin e ambasadës në rrjetet sociale, fillimisht përgëzohet Altin Dumani, për drejtimin e deritanishëm e institucionit të drejtësisë. Lexo më shumë

Klodian Braho në krye të SPAK, Rama: Do ketë mbështetjen e qeverisë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në platformën X, pas zgjedhjes së Klodian Brahoës në krye të SPAK.

Rama i ka uruar punë të mbarë Brahos, duke u shprehur se ai u zgjodh mes katër kandidatëve, për të çuar më tej punët e mandatit të tretë të institucionit. Lexo më shumë

Kush është Klodian Braho

Prokurori Braho, 43 vjeç, pjesë e sistemit të drejtësisë që prej vitit 2007, ka qenë ndërkohë një nga figurat kryesore të SPAK-ut.

Ai u emërua prokuror në vitin 2007 pas përfundimit të studimeve në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës dhe Shkollën e Magjistraturës. Karrierën si prokuror e nisi në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, ku punoi deri në vitin 2012.

Më pas u transferua në Prokurorinë e Vlorës, ku ushtroi detyrën deri në vitin 2015, përfshirë një periudhë si zëvendësdrejtues i këtij institucioni.

Në vitin 2015, Braho u emërua në Prokurorinë për Krime të Rënda në Tiranë, ku u përfshi në hetime të çështjeve me karakter të veçantë penal. Pas shpërbërjes së kësaj prokurorie dhe krijimit të SPAK-ut, ai u emërua prokuror në strukturën e re… Lexo më shumë

Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, Gonzato përgëzon Brahon: Mirëpresim bashkëpunimin me të

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, ishte i pranishëm gjatë gjithë mbledhjes së Këshillit të Lartë të Prokurorisë që sot zgjodhi Klodian Brahon si kreun e ri të SPAK-ut. Gonzato përgëzoi Brahon dhe tha se mirëpret bashkëpunimin me të. Ambasadori u shpreh se SPAK ka një rol thelbësor në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“SPAK luan një rol thelbësor në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.Ju e dini që ky është një nga kërkesat kyçe për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Dje thamë që ajo që kërkoj është një kryetar të ri për SPAK-un që do vijojë punën e tij. Ajo që kërkonim ishte një kandidat me nivele të larta pavarësie, integriteti, rezistence në punë dhe angazhim ndaj standardeve të BE-së. Tashmë më lejoni të përgëzoj zotin Braho në detyrën e tij të re dhe që me kërshëri mirëpresim bashkëpunimin me të në muajt dhe në vitet në vijim”, tha Gonzato… Lexo më shumë

Klodian Braho zgjidhet kreu i ri i SPAK-ut

Klodian Braho është zgjedhur kreu i ri i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me shtatë vota pro. Tre vota shkuan për Adnan Xholin dhe një për Elvin Gokajn.

Votim me letër për kreun e ri të SPAK

Pas prezantimit të platformave nga kandidatët, tashmë është radha e KLP-së për të vendosur kreun e ri të SPAK. Por si do të ndodhë kjo?

Anëtarët e KLP-së u mblodhën fillimisht në një mbledhje informale

Gjatë votimit ku fitoi Arben Kraja dhe Altin Dumani, anëtarët e KLP-së kanë votuar me ngritje dore, por kësaj here ka ndryshuar mënyra e votimit.

Ajo do të jetë me letër. Kryetarja e KLP-së sqaroi edhe mënyrën si do votohet.