Shkelje të shumta janë evidentuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit pas auditimit në Spitalin e Traumës në kryeqytet. Këto shkelje kanë të bëjnë me kontratat mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane për pajisje mjekësore dhe hotelerie.

Pajisjet mjekësore, sipas KLSH janë bërë hyrje në magazinë pa çmime dhe pa faturë shitje etj. Administrimi i tyre në librat e magazinës kryhej pa përshkruar asnjë të dhënë.

Po ashtu nuk është mbajtur asnjë dokumentacion lidhur me procedurën e kryer për asgjësimin e pajisjeve të vjetra mjekësore.

Spitali i Traumës, për vitet 2016 dhe 2017 ka realizuar 31 procedura prokurimi për blerje medikamente dhe materiale mjekësore në kundërshtim me ligjin.

Në përfundim të auditimit në Spitalin e Traumës, ku drejtor është mjeku Arben Zenelaj, KLSH i ka përcjellë Prokurorisë së  Rrethit Tiranë, indicie për kallëzim penal për shkeljet e gjetura.

Tv Klan