Aventura e Alberto Aquilanit në pankinën e Sassuolos ka përfunduar pas vetëm 11 javësh kampionat.
Klubi emilian njoftoi përmes një komunikate shkarkimin e teknikut dhe stafit të tij nga detyra, duke i falënderuar për angazhimin dhe seriozitetin e treguar përgjatë këtyre muajve.
Vendimtare për këtë ndryshim rezultoi disfata e fundit përballë Romës, e cila thelloi ecurinë negative të ekipit në pesë humbje radhazi.
Aquilani e lë Sassuolon në një pozicion delikat, duke u renditur në vendin e 17-të të Serie A me vetëm 8 pikë të grumbulluara.
Aktualisht, ekipi ndodhet vetëm një pikë larg zonës së rënies nga kategoria, duke e bërë situatën alarmante për drejtuesit.
Për sa i përket zëvendësuesit, në krye të listës së kandidatëve është Roberto D’Aversa. Ai shihet si favoriti absolut për të marrë drejtimin e skuadrës, duke lënë pas si alternativë të dytë trajnerin Vincenzo Montella.
/tvklan.al












Botërori 2026 
