Humbja e rëndë me rezultatin 2-5 ndaj Romës ka shkaktuar kaos te Udinese dhe ka vulosur largimin e trajnerit Kosta Runjaic.
Drejtuesit e klubit kanë vendosur shkarkimin e menjëhershëm të teknikut gjerman pas një ecurie prej shtatë humbjesh në tetë ndeshjet e fundit.
Pasuesi i tij në stolin e bardhezinjve do të jetë italiani Paolo Zanetti. Ky i fundit do të firmosë një kontratë të vlefshme deri në fund të këtij sezoni, me një opsion rinovimi për një vit tjetër në rast mbijetese.
Për 43-vjeçarin bëhet fjalë për një rikthim të rëndësishëm në Serinë A, ku më parë ka drejtuar edhe skuadra si Verona, Venezia dhe Empoli.
Angazhimi i tij i fundit zyrtar ishte te Verona, ku u shkarkua në muajin shkurt të këtij viti. Situata aktuale te Udinese është tejet alarmante, pasi skuadra mban vendin e parafundit në renditje.
Bardhezinjtë kanë grumbulluar vetëm 5 pikë në dhjetë javët e para të kampionatit dhe i duhet një kthesë e menjëhershme.
/tvklan.al












Botërori 2026 
