Deklarata e Policisë së Tiranës se nuk merr përsipër zhvillimin e protestës së opozitës pasditen e sotme, përpara godinës së Kryeministrisë, është komentuar edhe nga ministrja e Brendshme, Albana Koçiu.
Në një konferencë për shtyp, ajo nënvizoi se, pavarësisht kësaj, policia do të jetë në terren me një plan masash, për të parandaluar çdo paligjshmëri.
“Nëse kemi një protestë me leje apo pa leje, në çdo rast kushdo që kryen një veprim të paligjshëm do të procedohet sipas rregullave në fuqi”.
Koçiu tha se për aktet e dhunës në protestat e opozitës janë nxitur edhe të mitur.
“Organizatorët duhet të jenë të prerë dhe të distancohen nga përdorimi i të miturve”.
E pyetur nëse policia ka përdorur gaz lotsjellës të skaduar në dy protestat e zhvilluara, Koçiu tha se ka urdhëruar një hetim të brendshëm nga AMP, si dhe nga vetë strukturat e policisë.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 