Që prej ditës së diel, banorët e disa lagjeve në zonën e Kodrës së Diellit janë pa ujë. Depozitat e pallateve janë boshatisur dhe banorët po detyrohen të blejnë ujin.
UKT justifikon ndërprerjen duke thënë se shkak ka qenë një defekt, por mungesa e ujit është një problem i përhershëm prej kohësh në këtë zonë, sikundër në të gjithë Tiranën.
Pa ujë kanë mbetur qytetarët që banojnë te Rruga “Rrapo Hekali”, Rruga “Bill Klinton” dhe Rruga “e Zallit”.
Banorët thonë se kjo situatë i ka gjetur të papërgatitur.
“Kemi që dje në orën 7 dhe deri në këtë orë nuk ka ardhur akoma. Po blejmë ujë e po ja hedhim banjos.”
“Jemi gdhirë pa ujë tërë lagja. Pa përgatitur na zuri, se s’kemi pasur problem. Jemi lëshuar nëpër dyqane tani për të blerë bidona.”
“Lagja s’ka ujë.”
“Më tha një komshi tani që s’kemi ujë. Si s’keni ujë, i thashë!”
Te gjendur pa ujë në shtëpi, banorët kërkojnë që problemi të zgjidhet sa më parë.
“Po hiç ca të bëjmë, të vrasim veten.”
“Na thonë që është çara e tubave, që dje s’ka. Me të blerë.”
“Nuk kemi ujë, këta e neglizhojnë këta të bashkisë.”
Sipas UKT, defekti ka ndodhur në tubacionin kryesor, duke lënë pjesën më të madhe të Kodrës së Diellit pa ujë, por nuk është dhënë afat se për sa kohë do të mungojë furnizimi në zonën më të populluar të kryeqytetit.
Ndërkohë, mungesa e ujit është tashmë një shqetësim i përhershëm në Tiranë, ku furnizimi me ujë është tepër i kufizuar dhe në shumë raste mungon për ditë të tëra.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 