Pas një serie skandalesh dhe vendimesh të diskutueshme, kryeministri britanik Sir Keir Starmer po përballet me një krizë të brendshme që po rrit shqetësimet për të ardhmen e tij si lider i Labour-it.
The Guardian publikoi një artikull me titullin “Koha po mbaron”, duke treguar presionin në rritje ndaj Starmer.
Burime nga radhët e deputetëve laburistë tregojnë se disa kanë filluar të planifikojnë largimin e tij, duke theksuar se nuk është më çështje dileme, por “kur dhe si” do të ndodhë ndryshimi.
Clive Lewis, deputet që më parë e ka mbështetur Starmer, ka deklaruar për BBC se:
E kam mbështetur, por kam arritur në përfundimin se Starmer nuk është i përshtatshëm për t’u bërë lider i qeverisë.
Skandalet që po e rrezikojnë
Kryeministri ka përjetuar një javë të tmerrshme.
Zëvendësministrja Angela Rayner u largua nga detyra për shkak të 40 mijë paundëve të papaguar në taksa, ndërsa ambasadori britanik në Washington, Peter Mandelson, u shkarkua pas zbulimit të mesazheve të tij të diskutueshme për miliarderin pedofil Epstein.
Këto zhvillime ndodhin pak ditë para vizitës së Donald Trump në Mbretërinë e Bashkuar, një vizitë që shoqërohet me nënshkrime të kontratave miliardëshe në fushën e teknologjisë dhe industrisë. Por skandali Mandelson-Epstein mund të mbulojë të gjitha arritjet diplomatike.
Në vend, Starmer ka treguar dobësi: pak vizion politik dhe jo shumë empati për zgjedhësit dhe deputetët e tij. Sondazhet tregojnë një rënie të ndjeshme të mbështetjes, ndërsa Nigel Farage dhe e djathta po përfitojnë dukshëm.
Sfidat nuk përfundojnë këtu, në nëntor pritet një ligj buxhetor i ashpër, ndërsa zgjedhjet lokale të majit mund të japin goditjen vendimtare për Starmer.
Pyetja që ngrihet tani, sipas Guardian, është: A do të mundet Starmer të mbijetojë në këtë krizë?
/tvklan.al












Botërori 2026 
