Një 49-vjeçar me iniciale K.M ose njohur dhe me emrin Arjan është ekstraduar nga Spanja në Shqipëri, pasi rezulton i përfshirë në trafikimin e 485 kg kokainë, të sekuestruara në vitin 2022, në fshatin Frakull e Madhe, Fier.
Konkretisht ai sipas SPAK, ka qenë një ndër financuesit dhe negociatorët për trafikimin e 485 kg lëndë narkotike kokainë, e cila u gjet nga shërbimet e Policisë, e fshehur në thasë me pleh kimik.
49-vjeçari u arrestua fillimisht nga Interpol Madrid, për tu sjellë më pas në Shqipëri ku kishte dhe urdhër ndalimi nga Gjykata e Posaçme.
/tvklan.al












Botërori 2026 
