Peshkaqenët rezultojnë pozitivë ndaj kokainës. Janë gjetur gjurmë substancash të ndryshme tek gjaku i 85 peshkaqenëve të 5 specieve të ndryshme që notojnë në ujërat e arqipelagut në Bahamas. Më parë një gjë e tillë ishte verifikuar edhe me peshkaqenë në Florida dhe Brazil.
Gjatë analizimit, 28 kanë rezultuar pozitivë ndaj kokainës; gjithashtu janë gjetur substanca kafeine, ilaçe të ndryshme, veçanërisht paracetamol e voltaren. Peshkaqenët e analizuar janë kapur në ujërat e plazheve më të frekuentuara dhe në ujëra ku kalojnë shumë kroçiera.
Ndotja nga drogat dhe medikamentet mund të jetë e shkaktuar nga mjetet e lundrimit, edhe varka të vogla, që shkarkojnë mbetjet në det pa asnjë formë filtrimi paraprak.
Natyrisht, në rastet e drogës nuk përjashtohet mundësia e ngarkesave të trafikantëve që hidhen apo përfundojnë në det për arsye të ndryshme.
Elementi shqetësues është se këto ujëra të kristalta nuk kanë shpëtuar nga ndotja, ndërsa ende nuk dihen pasojat që këto substanca shkaktojnë tek kafshët detare.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 