Më shumë se 430 njerëz kanë humbur jetën muajin e kaluar si pasojë e kolerës. Shifrat i ka bërë të ditura Ministria e Shëndetësisë së Sudanit, teksa në një deklaratë thotë se numri i të infektuarve është rritur në 14 mijë.

Në disa zona shkollave, tregjeve dhe dyqaneve u është thënë të mbyllen për të frenuar përhapjen e sëmundjes.

Marrja e trajtimit në ato zona të prekura është jashtëzakonisht e komplikuar nga konflikti, i cili u ka marrë jetën më shumë 150 mijë njerëzve që nga fillimi i luftës vitin e kaluar.

Ndërkaq një raport i ri tregon se sistemi shëndetësor në Sudan ka dalë plotësisht jashtë funksionit dhe se gratë shtatzëna dhe fëmijët e porsalindur po vdesin në një numër të lartë, tronditës. Mungesa e artikujve bazë si sapuni, dyshekët e pastra të lindjes dhe instrumentet e sterilizuara ka bërë që nënat dhe të porsalindurit të jenë më të prekurit.

Në Gusht ministri i Shëndetësisë së Sudanit, Haitham Mohamed Ibrahim deklaroi për një shpërthim të kolerës.

Sudani është përfshirë në një luftë që kur ushtria dhe një grup i fuqishëm paraushtarak, Forcat e Mbështetjes së Shpejtë, filluar sulmet për pushtet në Prill të vitit të kaluar, duke çuar në atë që OKB e cilësoi si një nga krizat më të këqija humanitare në botë.

Që nga fillimet e luftës mbi 9 milionë njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre dhe ekziston frika për një uri ekstreme, pasi njerëzit nuk kanë qenë në gjendje të kultivojnë asgjë./tvklan.al