Thethi dhe Boga, dy prej zonave më të bukura të Alpeve shqiptare, u zgjodhën si destinacion i kolonisë së piktorëve Lissus Art në ndalesën e tyre të katërt.
20 prej piktorëve më të mirë në vend, për katër ditë me radhë, punuan veprat e tyre në Theth dhe Bogë, duke nisur që nga peisazhet e deri tek kostumet tradicionale të burrave dhe grave në zemër të Alpeve shqiptare.
Organizatori i kolonisë, që prej dy vitesh ka bërë bashkë 20 piktorë nga i gjithë vendi, Dedë Maluta, shprehet se ka për qëllim mbajtjen gjallë të veprave të peizazhit tek brezi i ri; piktura që, për shkak të formave të reja të artit, po pakësohen gjithnjë e më shumë.
Kolonia e artistëve shqiptar të pikturës, prej dy vitesh, po udhëton në zonat më të bukura të vendit me qëllim evidentimin përmes veprave të artit të natyrës mbreslënëse që vendi ynë ka nga veriu në jug.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 