Derbi shqiptarë në xhiron e parë të kualifikueseve të Botërorit të femrave që do mbahet në “Australi e Zelandë të Re” në vitin 2023. Kombëtarja shqiptare e futbollit do sfidojë Kosovën me datën 16 shtator të këtij viti në kuadër të sfidës së parë të kualifikueseve të Botërorit.

Ekipi i drejtuar nga Amir Grima pritet të mos e ketë të vështirë për të marrë maksimumin ndaj një kundërshtari si Kosova, me të cilën është përballur dhe më parë, duke triumfuar.

Ora dhe vendi mbeten ende për tu përcaktuar, por gjasat janë që sfidat e vajzave kuqezi të zhvillohen në stadiumin “Elbasan Arena”. Pesë ditë më vonë, kombëtarja jonë do udhëtojë drejt Belgjikës, për tu ndeshur me vendasit. Ndërkaq, ekipi ynë kombëtar i futbollit të femrave e mbyll raundin kualifikues të Botërorit në transfertën e Oslos përballë Norvegjisë më 6 shtator të vitit 2022.

Klan News