Kombëtarja e minifutbollit u përfshi në tetë më të mirat në Botërorin e mabjtur në fund të vitit të kaluar në Oman. Kuqezinjtë treguan karakter dhe forcë loje, duke eliminuar vetëm nga ekipi që u shpall kampion. Synimet rriten me këtë rezultat dhe për të forcuar grupin pritet të afrohen edhe lojtarë nga diaspora.

“Duke patur parasysh që ambiciet rriten, ne do të kërkojmë të përfshijmë jo vetëm lojtarë nga kampionati shqiptar, por edhe nga kampionatet e huaj që i kemi pikasur dhe do t’i bëjmë pjesë integrale, por gjithmonë duke ruajtur bërthamën e ekipit.”

Trajneri Irtan Sekjo thotë se ekperienca po rritet, gjë që të drejton në objektiva më madhorë.

“Kalimi i grupit duhet të jetë i padiskutueshëm dhe pse jo t’i afrohemi finales, pastaj në finale një ndeshje është, fat është, gjithçka mund të ndodhë.”

Turneu i radhës për Shqipërinë do të jetë Kampionati Europian që do të zhvillohet në Maj.

Tv Klan

/tvklan.al