Nazmi Gripshi është risia e trajnerit Silvinjo për ndeshjet me Serbinë dhe Jordaninë. Mesfushori shqiptar ka marrë ftesën pas dëmtimit të Pajazitit dhe vjen për herë të parë në ekipin Kombëtar A. Ai është duke kaluar një moment pozitiv me Astanën në Kazakistan ku ka shënuar 6 gola në 15 ndeshje.

Ai do të bashkohet me grupin ditën e mërkurë, ndërsa i fundit që erdhi të martën pasdite ishte Enea Mihaj.

Në këtë mënyrë, grupi i futbollistëve është i plotë, ndërsa trajneri Silvinjo vëzhgonte në mesfushë përgatitjet e skuadrës. I futur në mendime ndoshta për formacionin që do të zbresë në fushën e lojës.

Rey Manaj pati një problem të vogël në këmbë, por asgjë për t’u alarmuar. Sulmuesi vazhdoi stërvitjen normalisht pasi mori ndihmën nga stafi.

Edhe Thomas Strakosha ishte nën urdhrat e trajnerit, pasi të hënën mungoi për shkak të udhëtimit.

Skuadra mori ngarkesë të plotë në ditën e dytë të stërvitjeve, ku pas ushtrimeve fizike zhvilloi edhe një test brenda grupit që do t’i shërbejë trajnerit për të ideuar formacionin.

Shqipëria do të luajë të shtunën më 11 tetor në Leskovac të Serbisë sfidën e rëndësishme për grupin K, e cila do të transmetohet në TV Klan.

Tv Klan

/tvklan.al