Trajneri Sylvinho vlerëson Armando Brojën

Jo në rezultat por me lojë, Kombëtarja e bëri autokritikën pas humbjes me Kilin. Futbollistët kuqezi prodhuan një intensitet të lartë loje me shumë raste për shënim. Aq sa trajneri Sylvinjo u shpreh mjaft i kënaqur me futbollistët. Tekniku, madje pranoi se Kombëtarja minimalisht duhet ta kishte barazuar ndeshjen.

“Ndjehem i trishtuar sepse nuk barazuam apo pse nuk fituam. Nuk mund t’i them asgjë lojtarëve. Paraqitja ishte shumë e mirë. Kemi treguar shpirt, zemrër, kemi djersitur. Sot dukej sikur po luanim në shtëpi. Kjo ishte ajo që duhet të transmetojmë në fushë.”

Sylvinho vlerëson të gjithë, por veçoi Armando Brojën.

“Provuam edhe shpejtësinë e Brojës. Më në fund kemi një qendërsulmues, numër 9, një pikë referimi.”

Sa i përket ndeshjes, pikërisht prania e Brojës ishte një shqetësim i vazhdueshëm për mbrojtjen e Suedisë. Sulmuesi pati mundësi për shënim që në fillim të ndeshjes. Energjia e treguar në fushë bëri që ai të mbulohej vazhdimisht nga dy mbrojtës suedezë. Edhe në pjesën e dytë pati sërish përpjekje të kuqezinjve, por ishte Suedia që gjeti golin me Nilson.

Strakosha ishte në superformë duke shmangur të paktën dy gola. Trajneri Sylvinho bëri disa ndërrime lojtarësh duke ndryshuar edhe dinamikën e lojës, por jo rezultatin deri në fund të takimit. Ndeshja e transmetuar në Tv Klan përfundoi 1-0. Kombëtarja do të luajë dy miqësore në muajin Qershor ndaj Lichtenstein dhe Azerbajxhanit.

Tv Klan