Kombëtarja do të luajë me një fanellë të re ndeshjen e 26 marsit me Poloninë që vlen për gjysmëfinalen e play-off të Botërorit 2026, një sfidë që do të përcillet direkt nga TV Klan.

Uniforma e parë e Kuqezinjve për sezonin 2026-2027 do të ketë simbolin e shqiponjës dykrenare dhe shprehjen e përhershme “Ti Shqipëri më jep nder!”

Të njëjtin dizajn do të ketë edhe te fanella e bardhë. Tek e zeza shfaqet një dizajn rrethor që përfaqëson zambakun, një lule që tregon fisnikëri dhe shfaqet gjithashtu në përkrenaren e mbajtur nga heroi ynë kombëtar Skënderbeu.

Materiali i përdorur për prodhimin e fanellave është 100% plastikë e ricikluar pas konsumit.

Uniforma të reja do ta shoqërojnë ekipin e drejtuar nga Sylvinho drejt një objektivi historik për t’u kualifikuar për herë të parë në finalet e një Botërori.

Tv Klan

/tvklan.al