Kombëtarja Shqiptare gjendet tashmë në Hamburg për t’i dhënë edhe dorën e fundit përgatitjeve për sfidën ndaj Kroacisë. Pas një udhëtimi prej thuajse 4 orësh me autobus, kuqezinjtë janë akomoduar tashmë pranë stadiumit ku do të zhvillohet edhe ndeshja e kësaj të mërkure.

Kalendari i ngjeshur dhe frika për prishja të tapetit kanë shtyrë UEFA-n që seanca zyrtare e kombëtareve të mos zhvillohet në stadiumin “Volksparkstadiom”, por në impiantin ku luan St Paul. Një vendim që nuk ndryshon shumë planet e stafit teknik.

Në këtë seancë, besohet se Sylvinho do të përcaktojë edhe formacionin që do të hedh në fushën e lojës. me skemën karakteristike, 4-3-3, ndryshimi i vetëm besohet të jetë në krahun e majtë të sulmit. Seferi pritet të ulet në stol nga Hoxha, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës duket se është konfirmuar, duke përjashtuar ndonjë të papritur të minutës së fundit.

Siç edhe në takimin e Dortmund, tifozët kuqezi pritet të jenë të shumtë në shkallët e impiantit që ka një kapacitet prej 57 mijë vendesh.

Klan News