Kombëtarja nisi të hënën përgatitjet për ndeshjen me Izraelin që do të luhet këtë të shtunë në shtëpi. Kuqezinjtë janë grumbulluar në Durrës kur do të qëndrojnë deri një ditë para takimit kualifikueset të botërorit.

Gianni De Biasi ka grumbulluar 26 futbollistë për këtë sfidë e cilësuar e rëndësishme për ecurinë në eliminatore, pasi Izraeli vlerësohet si një rival direkt për vendin e tretë.

Prej të martës do të ketë dy seanca stërvitore sipas programit të njoftuar nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Prej të enjtes pritet të ulet ritimi për tu përqendruar më shumë te skemat. Kjo është hera e parë që Shqipëria do të luajë një ndeshje me Izraelin mes përfaqësueseve A.

Kombëtarja pas 3 ndeshjeve të para ka 6 pikë, po aq sa përfaqësuesja izraelite./ TV KLAN